Dafina, vargje dashurie për të dashurin (FOTO)

By

Për herë të parë e paraqiti publikisht me 14 Shkurt, e më pas, Dafina Zeqiri u tregua më dorëlirë kur bëhet fjalë për të dashurin.

Postimet me të nuk munguan as në Snpachat ku shpeshherë shfaqej në përqafimin e puthjet e tij.

E sot, këngëtarja e mallëngjyer nga distanca ka postuar një shkrim ku i shpreh dashurinë personit të zemrës, domenikanit Rodriguez.

‘Sa herë që jam në krahët e tu, unë shndërrohem në një fëmijë të vogël. Një bebe. Jam shumë e bekuar që të kam. Erdhe 11 ditë pasi u bëra 26 vjeç. Dhuratë e bekuar, e vlefshme. Të dua më mungon.’ – ka shkruar Dafina duke mos lënë anash as gjuhën shqipe.

Momentalisht Dafina po qëndron në Los Anxhelos, në tentim për karrierë e sukses ndërkombëtar. /PRIVE.AL/

7353265ef79044f14d5bd7502efb89da0c75454f4cc908742427b794dbaf4d67

Artikuj të ngjashëm