Prezantuesja Luana Vjollca është “përballur” me përmendjen e ish-it shumëvjeçar të partnerit të saj, mbrëmjen që lamë pas në programin që drejton.
Në lojën “paintball” ku i ftuar ishte prezantuesi Labinot Gashi, në mesin e fotografive të këngëtareve shqiptare ishte edhe ajo e Dafinës, në të cilën Labi qëlloi për mirë.
Labi zgjodhi Dafinën në pyetjen “cila artiste sipas teje është më e mira që kemi në tregun shqiptar”.
Reagimi i Luanës? Ajo kapet me shikim dhe gjeste duke bërë me shenjë nga stafi/kamermanët dhe më pas nisë duartrokitje! Në të qintën e sekondit, plani ndryshohet në regji dhe kalon vetëm tek Labi e Eneda!
LAJMI VIJON NËN FOTO
Prezantuesja dëshmoi se nuk e ka problem aspak faktin se për shumë vite, Dafina ishte partnerja e Krenarit.
Madje, burime të Prive.al kanë konfirmuar se Dafina edhe është ftuar nga Luana në emision por nga ana e këngëtares nuk ka pasur një “po” për ftesën, të paktën deri tani.
Larg inateve të panevojshme personale, Luana kësaj radhe dëshmoi se profesionalizmi është mbi të gjitha, përfshirë edhe kur bëhet fjalë për raste si ky. /Prive.al