Këngëtarja Dafina Zeqiri e cila para pak jave solli këngën ‘Hate You, Love You’ po korr mjaft sukses. Ky projekt i cili ka regjistruar afro 2 milionë shikimeve po dëgjohet çdo ditë e më shumë.
Por edhe pse ka sjellur shumë këngë të suksesshme këtë vit nuk e ka në plan të pushoj. Ajo është bërë pjesë e projektit të Lumi B dhe Dj Floë.
Treshja ka xhiruar klipin e tyre më të ri në Tiranë nga Max Production.
Edhe në këtë klip Dafina përpos zërit potent vjen edhe me një paraqitje të kuruar deri në detaj.
Veshjet që i ka përdorur në këtë videoklip mbajnë firmën e Lia Stubllës teksa për flokët dhe grimin janë përkujdesur stafin proesional i studios ‘Sellma dhe Kaci’./Prive.al