Dafina merret personalisht me gjyqtaren kosovare

By

Këngëtarja Dafina Zeqiri është treguar shumë e zëshme pas ngjarjes së tmerrshme të përdhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë nga tetë meshkuj.

Ajo ka kërkuar që të protestohet, ka kërkuar edukimin seksual në shkollat fillore dhe për më tepër, është marrë personalisht me vendimet skandaloze të gjyqtarëve kosovarë.

Dafina ka shprehur neverinë e saj me gjyqtaren Florije Zatriqi e cila për vjedhje viçash kishte dënuar persona me 6 vite burg kurse për përdhunim të një të miture, vetëm tetë muaj.

‘Një shembull shumë, shumë, shumë i keq për gratë tona! Vajzat! Burrat! Bijtë” – është shprehur këngëtarja.

Për më tepër, Dafina ka propozuar që dënimi të jetë i njëjtë për vrasësit, ashtu edhe për përdhunuesit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm