Dafina kthen në Youtube një prej hiteve absolute të saj

By

Këngëtarja Dafina Zeqiri e ka pasur gjithmonë problematike pjesën e menaxhimit online.

Ndërrimi i bashkëpunëtorëve, mosmarrëveshjet i kanë kushtuar shpesh Dafinës me fshirje totale të këngëve duke bërë që nje pjesë e mirë e tyre të mos gjenden në platform online, përkundër dëshirës së fansave.

E një prej tyre, tani e tutje nuk do mungojë.

Bëhet fjalë për hitin “Te ti” në bashkëpunim me DJ Sardin.

Kënga e vitit 2015 është ripostuar para pak ditësh në Youtube, tek kanali zyrtar i këngëtares.

Në fare pak ditë, kënga ka grumbulluar rreth 700,000 shikime, një shifër kjo e lakmueshme edhe për premiera të projekteve muzikore.

Të gjithë juve që mund t’iu ketë kujtuar kjo këngë e nuk e gjeni gjetur, të plotë e keni në vazhdim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm