Dafina eliminon emrin e Ya Ninës nga dueti i tyre “Nasty x See me”

By

Lartë e poshtë ka kohë që përflitet për krisjen e miqësisë mes Dafina Zeqirit dhe Ya Ninës.

Pos që prej kohësh s’e përcjellin njëra-tjetrën në mediat sociale, Ya Nina së fundmi publikoi trion e bashkëpunimit me Ledri Vulën dhe Dj Geek.

Kënga bëri bujë që prej paralajmërimit, pasi ish shoqja e Dafinës bashkoi forcat me dy ish të dashurit e dikurshëm të artistes.

E një kundërpërgjigje “pa zhurmë” duket se erdhi nga Dafina.

Ajo e eliminoi emrin e Ya Ninës nga projekti i tyre tejet i suksesshëm “Nasty x See me”.

Në këtë projekt Ya Ninën mund ta shihni vetëm në video klipin e këngës, që aktualisht numëron mbi 13 milionë klikime në YouTube, emri i saj nuk figuron askund.

 

Artikuj të ngjashëm