Shfaqjet e figurave tona publike nëpër fotografi apo paraqitje të ndryshme pa “Make Up” pothuajse janë zbehur tërësisht.
Një pjesë shumë e vogël e tyre po marrin guximin që të dalin e të tregojnë se si duken realisht pa ndihmën e këtyre produkteve.
E fundit që ka ‘rrezikuar’ të pozojë në këtë mënyrë është këngëtarja Dafina Dauti e cila për hir të vërtetës duhet të themi se po duket mjaft e bukur edhe pa grim.
Shpresojmë që edhe këngëtaret apo modelet tjera ta ndjekin shembullin e Dafinës pasi që publiku janë gjithmonë kurreshtarë të dinë edhe anën tjetër të ‘imazhit’ që shohin nëpër televizione çdo ditë. /Prive.al/