Çuditërisht kënga e Dua Lipës radhit rregullat për ‘distancim shoqëror’

By

Një nga udhëzimet e OSHB-së për ndalimin e përhapjes së pandemisë është që të mbajnë distancë shoqërore – të mos endemi në turma të mëdha njerëzish dhe të qëndrojmë së paku një metër larg njerëzve nëse e kemi të pashmangshme të dalim jashtë.

Këngëtarja hyri në Twitter për të këshilluar se si të distancohemi nga njerëzit për të mos marrë virusin.

Ajo shkroi titullin “Unë nuk i bëj rregullat” si referencë për hitin e saj “New Rules”. Teksti i mëposhtëm është pjesë e këngës “Don’t Start Now”.

“Don’t show up. Don’t come out. Don’t start caring about me now. Walk away. You know how. Don’t start caring about me noë.” (“Mos u shfaq. Mos dil. Mos fillo të kujdesesh për mua tani. Largohu. Ti e di si. Mos fillo të kujdesesh tani për mua.”) /Prive.al

Image

 

 

Artikuj të ngjashëm