Tashmë kur aventura me Zvicrën në Euro 2016 ka përfunduar dhe janë hedhur hapat finalizues të Granit Xhakës në klubin e ri, Arsenal, disa ditë pushimesh ishin të nevojshme.
Futbollisti i njohur ka marrë rrugë drejt Dubait bashkë me të fejuarën e tij Leonitën për t’i mbushur bateritë por …. jo vetëm siç do besonim të gjithë për kohën e kaluar në privatësi mes dy të dashuruarve.
Mund të tingëlloj pak çuditshëm por me çiftin ka shkuar edhe miku i Granitit, vëllai i Leonitës.
Afërsia e vazhdueshme e Leonardit me çiftin ka rënë edhe në sy të fansave që sërish kanë pyetur se pse ai po i shoqëron dyshen. Nuk dihet arsyeja por një relacion i tillë është pa dyshim për t’u pasur lakmi! /Prive.al/