Shumë u përfol për rrahjen mes reperit Cozman dhe Noizy në qendër të Prishtinës.
Nga ajo ditë, dyshja dhe miqtë përreth vazhdojnë të jenë kryetemë e shtypit duke zënë vendin kryesor të mediave rozë.
Në vlugun e lajmeve, u tha se reperi Cozman e ka mbyllur Instagramin shkaku i dëshirës për t’i ikur problemeve.
Por, nga dita e konfliktit, paralelisht me zhvillimet, një ‘fushatë’ e ashpër është ndjekur nga fansat e reperit nga Shqipëria për t’ia mbyllur reperit shqiptar nga Kosova profilin në Instagram.
Në rrjete sociale të dukshme kanë qenë mobilizimet e fansave të OTR që vazhdimisht kanë raportuar në Instagram profilin e Cozyt por megjithatë nuk dihet saktësisht nëse zhdukja e profilit ka pasuar për këtë arsye.
Ndryshe, portali Telegrafi ka raportuar gjatë ditës se nesër, llogaria e Cozman do rikthehet e VERIFIKUAR, një indikacion që tregon qartë se nga ai moment, mbylljet e tilla dhe raportimet do jenë më të vështira për t’u bërë nga ana e ndjekësve. /Prive.al.