Çka fshihet pas emrit të Getoar Selimit?! (VIDEO)

By

Pas suksesit të vitit të kaluar të ciklit të dokumentarëve kushtuar artistëve, Klan Kosova nga data 17 korrik nis me sezonin e dytë.

Protagonisti i episodit të parë të ‘E vërteta e fshehur e yjeve” është reperi Getoar Selimi. Artisti që bëri diferencën në muzikën rep shqip shpaloset në një tjetër mënyrë.

Shumë pak dijnë se si Ghettogeasy startoi rrugën drejt HipHopit në vitin 96-të dhe cilat ishin pasionet e tij përpos interpretimit. Në gërmimin në fillimet e Getit kuptohet më shumë edhe se si është bërë rep para luftës e si funksionin grupacionet.

Përtej muzikës nuk lihet anash as transformimi i tij në dukje, skandalet e jeta private. Çfarë pati deklaruar atëkohë për lidhjen me Elvana Gjatën, a qëndron version që sot e pohon reperi?

Pikëpyetjet mbi të vërtetën e fillimeve të Getoar Selimit zbulohen të dielën me datë, 17 korrik në ora 20.45 në Klan Kosova.

Artikuj të ngjashëm