COVID-19 i merr jetën aktorit shqiptar

By

Me anë të një postimi në Facebook, djali i aktorit shqiptar, Guljelm Radoja ka dhënë lajmi se ai ka ndërruar jetë.

“Pushofsh në paqe bab!”, shkruan ai në postim.

Më shumë se një muaj aktori qëndroi në spitalin e Durrësit dhe më pas u transferua tek spitali “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Pak javë më parë, djali i tij, Redi Radoja, tha në një intervistë për “Shqipëria Live” se gjendja e artistit është rënduar pasi i janë prekur mushkëritë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm