Coronavirusi i kushtoi mijëra euro dëm Shkenda Dubovës

By

Krizën e shkaktuar nga coronavirus Shkenda Dubova do e mbajë mend gjatë.

Kjo, jo vetëm për karantinimin në shtëpi por edhe prishjen e planeve dhe koston financiare pas saj.

Prive.al ka arritur të mësojë se në kushte normale, Shkenda do nisej sonte me një grup shoqesh drejt Maldiveve për të festuar ditëlindjen.

Megjithatë, një plan i tillë ka dështuar tërësisht duke bërë që të ketë dëm edhe në aspektin financiar.

Dubova mësohet të ketë arritur që ta spostojë rezervimin e hotelit për të dhe shoqet e saj në një kohë tjetër mirëpo e njejta nuk ka vlejtur për biletat e aeroplanit.

Afro 20,000 euro bileta për grupin e shoqërisë të paktën deri tani nuk kanë arritur të rimbursohen nga linjat ajrore duke bërë që Shkendës t’i kushtojë goxha edhe në xhepin e saj kjo krizë.

Si të mos mjaftonte kjo, këngëtarja do duhet që nesër ditëlindjen ta festojë e izoluar në kushtet e karantinës, diçka që do e mbajë mend gjatë, pa diskutim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm