‘Çmimi’ i fotos më të bukur për Shën Valentin i shkon Dafinës e Dj Geek

By

Rrjetet sociale kanë qenë të stërmbushura ditën e sotme me fotografi të fytyrave publike që nuk i kanë kursyer dedikimet për personat e zemrës me rastin e Shën Valentinit.

Megjithatë, një fotografi është veçuar nga të tjerat.

Fjala është për atë të Dafinës dhe DJ Geek.

Dyshja që përfliteshin prej kohësh për romancë, ndonëse edhe më herët kanë bërë dedikime dashurie, ditën e sotme e kanë vulosur me një fotografi të përbashkët e cila është shkrepur përgjatë xhirimeve të videoklipit më të fundit të Dafinës të titulluar ‘Merri krejt’.

Krah njëri-tjetrit në skenë, punë e jetë private, Dafina dhe Geek duken si dy zogj të dashuruar të cilëve iu shkëlqejnë sytë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm