Kida ishte dje protagoniste në një material në Prive, ku përpos që tregoi për projektin e ri që do të jetë më ‘dark’ se të kaluarat u pyet edhe për lajmet në shtypin rozë.
Një ndër ato që qarkulloi ishte se Kida kopjoi Tunën e Ronelën për ngjyrën e flokëve. Latifi u shpreh se ngjyra e saj dallonte prej kolegeve të saj dhe ishte e gjelbërt për dallim nga ato.
E ndërsa sa i përket ndryshimeve në flokë, Orhidea tha se ka bërë këso eksperimentesh që kur ishte në klasë të shtatë.
Përpos këtyre lajmeve edhe komentet në llogaritë e saj online janë nga më të ndryshmet e madje edhe negative por për dallim nga fillimet e saj ato më nuk ndikojnë tek këngëtarja./Prive.al