Shtatzënia ka qenë e dokumentuar vazhdimisht nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj përmes fotografive profesionale, paraqitjeve në evente më speciale e intervistave televizive.
Por, duket se një komponentë ka munguar dhe plotësohet sot!
Këngëtarja ka bashkëpunuar me kolegen e saj, Rezarta Shkurtën për një projekt i cili publikohet në orën 18:00.
Bëhet fjalë për video profesionale që shfaqë Xhensilën në pritjen e ëmbël, realizuar nga ekipi i Rezartës që ndër vite është lidere me kompaninë e saj që merret me sete të nënave shtatzënë dhe fëmijëve të posalindur.
‘Unë s’kam bërë ndonjëherë klipe më të bukura’ – shprehet Xhensila në bisedën e ndarë duke na bërë edhe më kuriozë për atë që kanë përgatitur e që do e publikojnë në pak orë. /Prive.al