Çka pritet të ndodhë sonte gjatë natës Prime?

By

Kanë mbetur pak minuta që prej nisjes së natës së sotme ‘Prime’ të formatit televiziv Big Brother VIP Kosova.

Spektakli do të fillojë transmetimin duke nisur nga ora 21:00 duke ardhur në ambientet e juaja ekskluzivisht përmes ekraneve të KlanKosova dhe ArtMotion.

Sonte, pritet që një konkurrent i ri t’i shtohet kastit të banorëve të BBVK-së, derisa një tjetër do të eliminohet.

Kush nga gjashtë të nominuarit do të dalë sonte nga shtëpia e “Vëllait të Madh” – Shqipja, Brikenda, Blerando, Ledi, Meti apo Buci?

Këto dhe shumë surpriza të tjera, sonte nga ora 21:00, ‘Prime’ me nikqoriët Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

Artikuj të ngjashëm