Aktorja shqiptare me famë ndërkombëtare është duke qëndruar në Prishtinë këto ditë. Nga postimet që ka bërë ajo ka treguar që po kënaqet shumë në kryeqytetin tonë.
Përpos angazhimeve që e kanë sjellur këtu ajo ka shijuar edhe qytetin. Përshtypje i ka bërë edhe bulevardi ‘Bill Clinton’.
Po ashtu Dushku ka bërë shoqëri të re në Kosovë. Përpos kësaj ajo ka qenë e pranishme në eventin e USAID teksa sot ka qenë prezente në xhirimin e ‘Diçka po zihet’.
Pas dokumentarit ‘Dear Albania’ që ka udhëtuar në vende të ndryshme shqiptare ajo është bërë më familjare me traditën tonë të ushqimit./Prive.al