Që nga kënga “Ki me ni” e cila ka 9 muaj nga publikimi, Mimoza Shkodra nuk u shfaq më me ndonjë projekt të ri.
Por gjithsesi duket se këngëtarja ka pushuar mjaft që tani ti hyjë punës për produktin e radhës të cilin supozohet ta finalizojë deri në muajin maj.
Mimoza kësaj here do të vij me një single e cila do të paiset edhe me videoklip. Ky projekt ende i pa titull do të jetë këngë klubesh dhe me ritëm. /Prive