U bë një kohë prej kur Tuna Sejdi ka sjellur një projekt muzikor.
Ardhja në jetë e Tianit dhe gjithë obligimet që sjell epiteti i nënës kanë bërë që Tuna të pasivizohet.
Por, jo edhe për shumë gjatë!
Më në fund, rikthimi i shumëpritur është gati.
Këtë e ka lënë të kuptohet vetë këngëtarja përmes një vargu fotografish që paralajmërojnë diçka të re.
Ndonëse është rezervuar në detaje mbi emrin e projektit apo datën e lansimit, jo zyrtarisht, thuhet që kënga e re e Tunës do dalë brenda dy javësh. /Prive.al