Festë e dyfishte për Ramushin e Anitën, kjo është arsyeja (FOTO)

By

Janë bërë 14 vjet qysh kur ata e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Dhe siç e di mbarë shqiptaria, familja e tyre ka pasur peripeci të shumta. Fjala është për kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn dhe bashkëshorten e tij Anita Muçajn.

Çifti të hënën ka mbushur plot 14 vjet martesë, por kjo nuk është e vetmja arsye për festë në shtëpinë e tyre. ‘

Haradinaj me 3 korrik mbushi 49 vjet, dhe për këtë rast bashkëshortja e tij ka pasur një urim special, përmes profilit të saj në Instagram.

“14 vjet bashkë me një rrugë të rrahur fort, por me dashuri i mundëm të gjitha. Gëzuar përvjetori, e unë vazhdoj të mbetem dhurata më e bukur që ke marrë ndonjëherë për ditëlindje. Gëzuar ditëlindja shoku im i jetës! Gëzuar përvjetori i martesës”, ka shkruar Anita, me pak humor. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm