Këngëtari alternativ Gjon Karrica këtë javë ka qenë mjaft aktiv në mediat shqiptare. Klipi i tij ‘Sex Toy’ në bashkëpunim me Jessy Hennessy u bë brum për të gjitha portalet e gazetat rozë.
Mbrëmë dyshja ishin pjesë e emisionit ‘Zonë e Lirë’ të Arian Çanit në një intervistë të nxehtë e pa komplekse.
Vëmendje mori edhe veshja që kishte zgjedhur brazilianja.
Por tash mesa duket misioni u krye me sukses dhe ngjyra e flokëve të Karricës që ishte bërë enkas për videoklip do merr një tjetër nuancë.
Sot Gjoni ka vendosur ta ndryshojë ngjyrën e flokëve, por se cili do të jetë eksperimentimi i radhës do e kuptojmë shumë shpejt./Prive.al