Çka po ndodh me lidhjen e Lori Hoxhës?!

By

Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha dihet tash e një kohë se është në një lidhje të gjatë me Vis Bajraktarin.

Por një varg zhvillimesh interesante janë shënuar së fundmi.

Në Prive.al kanë ardhur mesazhe nga fansa të cilët kanë nënvizuar faktin se Lori nuk e ndjek në Instagram djalin në fjalë duke aluduar mbi një ndarje të mundshme.

E kjo pyetje ka qenë e pashmangshme në lidhjen direkte të bërë nga Lori në Instagram mbrëmjen e sotme.

‘Këto janë informacione për të cilat duhet paguar shumë për t’i marrë vesh’ – tha Lori kur lexoi pyetjen mbi Visin.

Ndryshe, dyshja nuk është se janë shfaqur shumë aktiv në rrjete sociale edhe në të kaluarën prandaj ky indikator nuk është se mund të konsiderohet sinjal për një krisje të mundshme. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm