Me relacion e tyre ato janë shndërruar në një shembull se si vazhdohen kontaktet miqësisht edhe pse jetët marrin rrjedhë tjetër.
Fjala është për aktoren Teuta Krasniqi dhe bukuroshen Afrona Dika.
E para si ish-bashkëshorte kurse e dyta si e dashura aktuale e këngëtarit shumë të komentuar, Blero shpesh gjejnë kohë edhe për dreka e darka të përbashkëta.
E krahas tyre, dyshja nuk kursejnë as pëlqimet në rrjete sociale.
Së fundmi, Afrona i ka pëlqyer Teutës një fotografi të veçantë, atë ku shfaqet vetëm Tara.
Kujtojmë se në një intervistë për Prive, bukuroshja që jeton në Zvicër, Tarën e kishte quajtur lumturi, duke dëshmuar në një formë të tillë marrëdhënien shumë të mirë që kanë me njëra-tjetrën. /Prive.al/