Çka po i ndalon familja, Lule Mustafës?! (Video)

By

Më e vogëla e motrave Mustafa, Lulja ishte pjesë e një materiali të transmetuar në Prive. Këngëtarja ka treguar për pasionet e saj dhe rrugën drejt muzikës.

Pavarësisht që të gjitha rrugët e drejtojnë në kryeqytet e jashta Kosovës, ajo ka vendosur që të jetoj në Prizren ku është familja e saj.

Jeta private e Lules shpeshherë ishte pjesë e shtypit për të cilën thuhej se ishte e fejuar e madje kishte fëmijë por të gjitha këto mbeten në kuadër të thashethemeve.

Ajo që po i ndalon familja lidhet me një tjetër dashuri. Çapkënja e familjes është shumë e dhënë pas motorëve por që familjarët po i bëjnë presion të largohet nga ky pasion.

Në aspektin muzikor shumë shpejt publikon klipin e ri, kënga e cila është produkt muzikor i Adrian Gaxhës./Prive.al

Artikuj të ngjashëm