Çka ndodhi? – Adriana Matoshit i shkon policia në shtëpi

By

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, ka bërë të ditur se ka disa probleme me fqinjën e saj.

Sipas Matoshit, fqinja e saj ia ka sulmuar qenin dhe ka kërcënuar se edhe do ta vrasë atë.

“Kojshikja jonë e dashtun e ka sulmu qenin duke e gjujtë papuçe po ashtu çikes tem 9 vjeçe i ka thanë që kom me ta PRE qenin”, ka shkruar Matoshi në Facebook.

Andaj sot, policia i trokiti në derë Matoshit duke e këshilluar që së pari ta lidhë qenin e pastaj të bisedojnë me të.

“Njerëzit kanë mendu që naj Pit Bull a naj qen i rrezikshëm, kur e panë qenin tonë ia nisen me lujtë me të edhe na tregun që për të kanë ardhë!!! Tash a m’tregoni mu a ma i rrezikshëm qeni a njeri që kërcënon me pre e me gjujtë papuqe ni qen të vockël që sa ka nisë me shiju jetën e me i bo të lumtun krejt rreth vetes, plus me e bo me vaj e me merzitë çikën 9 vjeçe me asi fjalë të tmerrshme? Mentaliteti jonë lë për të dëshiruar e edhe ma shumë qasja ndaj njerëzve, fëmijëve e gjithashtu dhe kafshëve”, ka shkruar Matoshi në Facebook.

Artikuj të ngjashëm