Këngëtarja Elvana Gjata është zgjedhur Personazhi i vitit 2015 në showbiz nga emisioni Prive. Të gjitha projekte të suksesshme e të klikuara.
Elvana solli po ashtu edhe këngën “Kuq e zi je ti” që u shndrrua në himn të ri të shqiptarëve e sidomos këtë vit kur Shqipëria u kualifikua në Euro 2016.
Gjatë verës solli emocione të bukura me “Love Me” që sërish ishte senzacion i muajve të nxehtë por jo vetëm.
Në intervistën e transmetuar në edicionin festiv të Prive, Elvana flet për shumë gjëra e po ashtu edhe për disa gjëra që deri më tani kanë qenë anonime.
Një ndër to është të qenurit pranë atyre në nevojë por pa bërë zhurmë. E pyetur se pse nuk ka treguar asnjëherë në publik për veprat humane që ka bërë, Gjata u shpreh: “Mua më pëlqen të bëj gjëra të mira por të mos i them”.
Ndërkaq sa i përket jetës private u shpreh se nuk ka pasur asgjë për tu treguar deri më tani por kur ta gjej dikë që do ta ndaj jetën me të do e bëj publik.