Çka i tha Arbana – Alaudinit për “Big Brother”?

By

Moderatori Alaudin Hamiti ishte sonte mysafir në emisionin “n’Za” në televizionin publik.

Në një bisedë me gazetarin Arbër Zeka, ai rrëfeu plot detaje nga karriera e tij ndër vite.

Mes tjerash, Alaudini u bë pjesë e një rubrike me pyetje sfidueseku duhej të zgjedhte mes alternativave.

Gjatë bisedës, pashmangshëm, një pjesë të madhe të vëmendjes e mori projekti “Big Brother VIP Kosova” që vjen për të parën herë këtë vjeshtë në Klan Kosova dhe ArtMotion si risi absolute dhe hap përpara në tregun mediatik kosovar.

Alaudini u pyet se cili ishte komenti i prezantueses së formatit në Shqipëri, Arbana Osmani, në një nga takimet e përbashkëta të cilat kanë pasur së fundmi, si përfaqësues të shteteve që bartin licensën e formatit “Big Brother”.

Me doza humori, Dini tha i ka thënë “edhe ju këtu?”.

Përtej shakasë, prezantuesi i njohur i Klan Kosova zbuloi se Arbana mes tjerash i ka thënë që çdo gjë do të shkojë mirë nëse i përmbahen rregullave të patentës.

Hamiti përgjatë intervistës zbuloi se procesi i sigurimit të të drejtave të “Big Brother” për Kosovë ka nisur në tetor të vitit të shkuar dhe është mbajtur për muaj të tërë sekret. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm