Këngëtarja Aurela Gaçe ka festuar sot ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë për të ajo ka marrë shumë urime e po ashtu edhe dhurata.
Por e veçanta duket të jetë ajo që mori nga bashkëshorti. Skerdi i ka bërë dhuratë këngëtares një ngjyrë për flokë, rozë pasiqë kishte një kohë pa i ndryshuar.
Ngarjen e ka treguar vetë këngëtarja përmes llogarisë së saj në facebook:
Vjen Skerdi në shtëpi me dhuratën e ditëlindjes. E zbukuruar mirë kutia. E hap gjithë qejf, Kur c’të shikoj? Një bojë flokësh ngjyrë Rozë. Kishe nja dy javë tha pa i ndryshuar. Kur je ti e lumtur tha, na bën edhe ne, qesh ti, qeshim edhe ne. Edhe unë s’përtova hiç fare, direkt Rozë.
Shkrimin e ka shoqëruar me ndryshimin e flokëve që bëri./Prive.al