Çka fshihet pas ‘zhdukjes’ së Rinës? Prive.al sjell detajet!

By

Tre ditë më parë Rina pushtoi portalet me një vendim të beftë.

Një prej këngëtareve të reja dhe shumë aktive papritmas u zhduk pa gjurmë nga rrjetet sociale duke u mjaftuar me një postim të motrës së saj e cila shprehej se: ‘Rina nuk do të jetë aktive për një kohë të caktuar për arsye personale’.

Por çfarë realisht ka ndodhur? Përse reperja e njohur ndërmori këtë veprim i cili nuk i preferohet asnjë artisti.

Prive.al ka arritur të mësojë se bëhet fjalë për mospajtime me menaxhmentin.

Edhe Rina i është bashkëngjitur listës së gjatë të artistëve që kanë dalë vitin e fundit nga ‘On Records’, shtëpia diskografike ku morën famën.

Ndryshe prej të tjerëve të cilët kanë arritur të bëjnë ndarjen më paqësisht, përmes postimeve falënderuese dhe mbylljes së kontratave tek noteri, Rina duket të ketë përfunduar këtë kapitull me mospajtime të theksuara.

Të njejtat burime i kanë bërë të ditur  portalit tonë se edhe fshirja e llogarisë në Instagram lidhet me problemet me tashmë ish-menaxhmentin.

Aktualisht, na mbetet vetëm te presim se si do t’i zgjidhë këto çështje këngëtarja e njohur deri në rikthimin e shumëpritur nga fansat i cili nuk dihet se kur do të ndodhë (nëse do të ndodhë). /Prive.al

Artikuj të ngjashëm