Finalistja e Big Brother VIP Kosova 2, Shqipja, ka treguar se çka e ka penalizuar atë për të mos e fituar çmimin e madh.
ajo tha se ishte afër për ta fituar çmimin, por tha se është penalizuar sepse sipas saj, i ka mësuar pothuajse të gjithë banorët që të luajnë.
“Jam penalizuar sepse u kam dhënë vëmendje, jam penalizuar sepse kam pasur dhembshuri, jam penalizuar sepse kam qenë empatike, jam penalizuar se mbase kam qenë vetja dhe mendoj që sic ka thënë publiku “ti e ke fituar”, e unë kam për të ecur gjithmonë me kokën lartë dhe duke thënë që unë e kam fituar, pavarësisht se i uroj shumë suksese fituesit”, tha Shqipja në “Post Big Brother”, njofton Klankosova.tv.
Më poshtë mund ta shikoni të plotë reagimin e Shqipes: