Këngëtarja Çiljeta Xhilaga që dje iu nënshtrua një operacioni të gjatë katër orë e gjysmë nuk po ndalet së ndari me fansat zhvillimet e fundit.
Pasi tregoi detajisht ecurinë para dhe pas operacionit, këngëtarja po tregon tash se si po e kalon kohën e lirë si e hospitalizuar.
Çiljeta po lexon Kur’an dhe këtë e ka treguar në postimin ku mes tjerash tregon mallin për djalin, Fernandon.
Librin e shenjtë, ajo e ka pasur edhe dje pranë vetes menjëherë pas operacionit.