Estrada shqiptare historikisht ka ditur të jetë e mbushur përplot me armiqësi.
Nuk kanë munguar pothuajse asnjëherë rastet kur emra të njohur janë përfshirë në zënka të cilat kohëzgjatjen e kanë pasur shumë të madhe.
Megjithatë, emra të caktuar në skenën muzikore shqiptare nuk janë shquar pothuajse asnjëherë për probleme të tilla të rivalitetit e xhelozisë.
Në këtë listë hyn pa asnjë dyshim edhe këngëtari Albatrit Muqiqi që shpeshherë poston foto me kolegë, kryesisht në koncerte e mbrëmje muzikore.
Por, miqësinë me këngëtarin nga Shqipëria, Bruno, nuk e kemi ditur më herët.
Këtë e kanë treguar sot dyshja me imazhe të shpërndarë në rrjete sociale ku Bruno dhe Albatriti shihen përkrah njëri-tjetrit.
I dyti nuk ka hezituar as të promovoj projektin e të parit që po pëlqehet relativisht shumë nga fansat.
‘Unë, Bruno dhe Ajo’ – ka shkruar Albatriti në imazhin e shpërndarë.
‘Ajo’ po del të jetë shumë misterioze! /PRIVE.AL/