Edicioni i gjashtë i ‘The Voice of Albania’ po vjen drejt fundit dhe me afrimin e finales, mobilizmi në rrjete sociale vetëm sa po shkon duke u intensfikuar.
Familjarë, miq e madje edhe fansa të sapokrijuar të artistëve në garë po bëjnë maksimumin për të lobuar në votim.
E duket se një prej artistëve në garë ka një përparësi të vogël në këtë garë shkaku i kushëririt të tij që po e promovon jo pak në rrjete sociale.
Fjala është për Lis Asllanajn nga skuadra e Rona Nishliut që është kushëriri i Robert Berishës.
Ky i fundit, pas performancës së mbrëmshme e ka komplimentuar Asllanajn i cili pati fat duke u kualifikuar për mbrëmjen e rradhës. /Prive.al/