‘Ama dorën’ kap milionin e parë

By

Të shtunën u publikua dueti mes Mozzik dhe Xhensila Myrtezajt. Kënga e titulluar ‘Ama dorën’ mban vulën e Zzapp&Chris dhe ka tekst të shkruar nga vetë reperi.

Ky bashkëpunim mes një artisti nga Kosova e tjetrës nga Shqipëria që pritej tash e një kohë u pëlqye mjaft nga fansat.

Për këtë arsye, nuk u nevojitën as edhe një javë e plotë për të kapur shifrën e një milionë klikimeve në Youtube.

‘Ama dorën’ erdhi pas një vere të suksesshme për të dy artistët që me ‘Premtimet’ respektivisht ‘Ring the Alarm’ u listuan ndër hitet e sezonit të nxehtë. Ndryshe, një storie për Xhensilën ju pret këtë të shtunë në Prive. /Prive.al/

https://www.youtube.com/watch?v=1u1fvaFEmiE

Artikuj të ngjashëm