Cili është raporti i Gold Ag me Noizyn?

By

Marrëdhënia e Gold AG me kolegët është tejet korrekte, madje i përkrah shumë ata edhe pse kjo nuk ndodh anasjelltas.

Muzika e reperit nga kolegët nuk gjen pothuajse asnjëherë suport, por është mjaftuar me dashurinë që i ka dhënë publiku.

Por, emri Gold AG lakohet shpesheherë përkrah emrave të tjerë të skenës.

Së fundmi lajm ishte deklarata e Ledri Vulës se nuk do të bënte bashkëpunim me Gold AG, teksa ky i fundit në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” u shpreh se i vjen mirë që në fund të fundit, emri i tij i ka shkuar në mend.

Por, raportet janë të ngrira me Noizyn e kjo duket se është zgjedhje e këtij të fundit, teksa marrëdhëniet janë korrekte me Getoar Selimin me të cilin dikur kishte pasur edhe mosmarrëveshje.

Artikuj të ngjashëm