RTL me raport special për Era Istrefin!

By

Nisi si një krahasim në rrjete sociale kur Era Istrefi kishte filluar që si uragan të përfshijë trojet përtej atyre shqipfolëse.

Në Twitter, Facebook e Youtube prej shumë komentuesve ajo u krahasua me Rihannën madje të shumtë ishin ata që e paralajmëruan yllin nga Barbadosi për rrezikun që mund t’i vinte.

E ky krahasim tashmë është bërë nga televizioni gjerman RTL që ka përgatitur një profil për Erën.

‘Era Istrefi është 22 vjecare dhe vjen nga Kosova, me BonBon-in e saj ajo po arrinë majat e top-listës. Por a kemi nevojë për një Rihanna të dytë? Po! Po tingëllojnë ngjashëm dhe një krahasim i tillë nuk dëmton’ – thuhet mes tjerash në raport. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm