Është një ndër zërat më të mirë shqiptarë, e ky aspekt as që konstetohet për Filloreta Raçin e njohur si Fifi.
Në intervistën e parë të saj për Prive, artistja ka treguar se pse është zhvendosur në Tiranë duke lënë Kosovën dhe muzikën në studiot këtu.
Fifi ka rrëfyer se ajo asnjëherë nuk ka pasur rastin ta shpalos veten pasiqë siç u shpreh për shkak të kilogramëve të tepërt nuk i kanë dhënë hapësirë studiot e këngëtarët tjerë.
Ajo gjatë gjithë kohës ka punuar për kolegë, teksa për vete ka qenë në hije. Rrëfimin e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme./Prive.al