Cilat shtete janë pretendente për kupën e “Eurovision 2023”?

By

Mbrëmjen e sotme në Liverpool të Mbretërisë së Bashkuar mbahet finalja e madhe e “Eurovision 2023”, me një miks performancash të shteteve që ja kanë dalë të kualifikohen në këtë fazë, po ashtu surprizash nga ish-fitues dhe artistë të tjerë të njohur dhe një pasqyrim i kulturës së vendit mirëpritës, por Ukrainës, fituesëve në fuqi që nuk mundën ta organizonin këtë vit për shkak të luftës me Rusinë.

Sonte janë 26 shtete të cilët do të konkurojnë për cmimin e madh, përfshirë këtu edhe Shqipërinë që ja doli të ishte në finale me Albina Kelmendin dhe familjen e saj, ndërkohë që favoritët për ta fituar deri më tani janë Suedia dhe Finlanda, por nuk përjashtohen edhe surprizat.

Shfaqja do të prezantohet sërish nga Alesha Dixon, Hannah Waddingham dhe këngëtarja ukrainase Julia Sanina, me Graham Norton që do t’i bashkohet gjatë fazës së votimit.

Në këtë mbrëmje do jenë 26 shtete të cilët do të përfaqësohen nga 26 artistët finalistë. Edhe Shqipëria këtë vit arriti të prek finalen me këngën “Duje”, nga Albina dhe familja Kelmendi.

Finalistët e Eurovision 2023 janë:

  • Austria | Teya & Salena – Who The Hell Is Edgar?
  • Portugalia | Mimicat – Ai Coração
  • Zvicra | Remo Forrer – Watergun
  • Polonia | Blanka – Solo
  • Serbia | Luke Black – Samo Mi Se Spava
  • Franca | La Zarra – Évidemment
  • Qipro | Andrew Lambrou – Break A Broken Heart
  • Spanja | Blanca Paloma – Eaea
  • Suedia | Loreen – Tattoo
  • Shqipria | Albina & Familja Kelmendi – Duje
  • Italia | Marco Mengoni – Due Vite
  • Estonia | Alika – Bridges
  • Finlanda | Käärijä – Cha Cha Cha
  • Çekia | Vesna – My Sister’s Crown
  • Australia | Voyager – Promise
  • Belgjika | Gustaph – Because Of You
  • Armenia | Brunette – Future Lover
  • Moldavia | Pasha Parfeni – Soarele si Luna
  • Ukraina | TVORCHI – Heart of Steel
  • Norvegjia | Alessandra – Queen of Kings
  • Gjermania | Lord of the Lost – Blood & Glitter
  • Lituania | Monika Linkyte – Stay
  • Izraeli | Noa Kirel – Unicorn
  • Sllovenia | Joker Out – Carpe Diem
  • Kroacia | Let 3 – Mama Š?!
  • Mbretëria e bashkuar | Mae Muller – I Wrote A Song

 

Artikuj të ngjashëm