Trendet vinë e shkojnë mirëpo çizmet nga Dr Martens që nga vitet e 70-ta kanë qenë pjesë e gardërobës së të famshmëve e njerëzve të zakonshëm.
Ato fillimisht u dizajnuan nga doktori gjerman Klaus Märtens gjatë luftës së Dytë Botërore në vitin 1945 , pasi pësoi një lëndim dhe përpiqej të krijonte një palë këpucë që do të ishin më të rehatshme për lëndimin e tij.
Në vitin 1947 këpucët filluan të shiteshin dhe përgjatë viteve ato arritën statusin ikonë dhe kompania sot ofron modele, ngjyra, materiale nga më të ndryshmet.
Edhe të famshmet tona janë parë të veshin një palë Dr. Martens. Loredana, Ariana Fejzullahu, Kida dhe Sara Hoxha shpesh me veshjet e tyre kombinojnë modelin e tyre të preferuar Dr. Martens “Jadon”.