Cilat ishin sfidat që kaloi gjatë jetës Mihrije Braha?!

By

Mihrije Braha para disa javësh ishte e ftuar në një program televiziv ku tregoi shumë gjëra për jetën e saj.

Artistja ndër të tjera tregoi se ka pasur shumë momente të vështira në jetë, ndër to kur dyshohej se Naim Abazi mund të ishte prekur nga tumori.

Ato ditë për Brahën ishin të zeza, por që nuk ishin të vetmet të vështira për të.

Kur Platori, djali i Mihrijes ishte 5 muajsh, këngëtarja e mori me vete në një turne europian, ku për shkak të situatës ekonomike nuk mund ti anulonte, e sfidat ishin prezente edhe kur kaloi kufirin ilegalisht për të kënduar në Festivalin e RTSH, për të cilën ishte dënuar me 2 vite burg.

Artikuj të ngjashëm