E njohim të gjithë si deputetin kontravers i cili bënë ‘zhurmë’ shumë të madhe si në parlament e gjithashtu edhe në rrjetin social Facebook ku është tejet aktiv.
Karrierën e tij Fisniku e ka nisur shumë herët duke kaluar nëpër shumë sfida që i’a servoi jeta pasi që si i ri në vitin 1991 u shpërngul në Londër së bashku me atëkohë me të dashurën e tij Laurën me të cilën ka edhe dy fëmijë.
Fillimet e tij ishin shumë të vështira pasi që si një i huaj nuk i ofroheshin mundësi më të mira të punësimi.
Mirpo politikani me shumë kënaqsi në emisionin Prive tregon për profesionet e ndryshme të cilat i ka praktikuar në fillimet e tij duke nisur nga kamarier, shitës, pastrues, sigurim nëpër lokale e deri në momentet kur filloi studimet nga ku edhe u diplomua në vitin 1998 në Multimedia.
Pas disa vitesh Fisniku kthehet në vendlindje dhe hap një kompani marketingu ku edhe ideon monumentin e pavarësisë “NEWBORN” me të cilin fitoi çmime të mëdha ndërkombëtare e më i veçanti është “Luani i Artë” në Cannes.
Për më tepër detaje mbi jetën e tij ndiqeni storien e përgaditur nga gazetarja Maki Bajrami. /Prive.al/