Bashkëpunimi i rradhës i Ledri Vulës!

By

Karriera e tij është duke kaluar nëpër një periudhë tejet produktive. Është fjala për Ledri Vulën të cilin vazhdimisht po e gjejmë të pranishëm në skenën muzikore me këngë të reja.

Bashkëpunimet e tij kohëve të fundit po janë të njëpasnjëshme siç ishin edhe dy këngët “Beautiful” dhe “Nuk ma la” me këngëtarin nga shqipëria, Flori Mumajesi.

E bashkëpunimi i tij i fundit është kënga “Messi (Remix)” e cila erdhi së bashku me Gjikon, Lumi B dhe Skerdin.

Por reperi nuk do të ndalet më kaq. Bashkëpunimi i tij i rradhës do të jetë me Viganin nga grupi Kaos, të cilën e mësuam nga emisioni Prive, në rubrikën “E vërtetë, Jo e vërtetë”. Për më shumë detaje mund të shihni storien e përgatitur nga gazetarja Maki Bajrami./Prive.al/

Artikuj të ngjashëm