Cila këngëtare tashmë po cakton datat e dasmave për 2017-tën?!

By

Nëse të gjithë ne e presim verën për pushime dhe më shumë kohë të kaluar jashtë me familjarët dhe miqtë, kjo sezonë për këngëtarët personifikon më shumë se kaq.

Koncerte, dasma, mbrëmje muzikore dhe rrjedhimisht më shumë fitime dhe të ardhura.

Por, rrjedhat në estradën tonë po vijojnë aq intezivisht saqë gjërat po mendohen edhe përtej këndvështrimit disa mujor.

Është folur shpesh për këngëtarë që të prenotuar janë për dy vitet e ardhshme por deri sot, pak janë ata që kanë pranuar publikisht një gjë të tillë.

‘Guximin’ e ka pasur Rovena Stefa që përmes një postimi ka bërë të ditur se tashmë mund ta kontaktojnë personat e interesuar për dasmat e vitit 2017.

Duket se publiciteti i vazhdueshëm me numra telefoni në çdo postim i ka funksionuar mirë këngëtares nga Shqipëria që shumicën e aktivitetit e zhvillon në Prishtinë. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm