Historikisht, që prej fillimeve në karrierë, Jonida Maliqi është njohur si një prej këngëtareve më me stil të skenës muzikore shqiptare.
Ajo ka marrë vëmendjen me dukjen kudo, prej tapeteve të evenimenteve e deri tek një dalje e rëndomtë në punë.
Këto premisa bëjnë që ajo gjithashtu të jetë e duhura edhe për reklamim të produkteve të ndryshme.
Si e ftuar në Prive, Jonida pranoi se reklamon me pagesë ose merr me zbritje produktet që hedh në profilin e saj në Instagram, duke e shndërruar kështu këtë aktivitet në lloj biznesi.
Intervistën ku mes tjerash Jonida flet edhe për raportin me burrin për të cilin u përfol se është në krizë e gjeni në videon e mëposhtme.