Artistët shqiptarë, Yll Limani dhe Dhurata Dora kanë bashkuar forcat për të na sjellë një “verë” të jashtëzakonshme.
Dyshja publikoi EP-in e tyre, me këngët e destinuara për sezonin veror, derisa lista përfshin ‘perla’ si “Ku je nis”, “Nal, nal”, “Diskoteka” e “Lokacion”.
E njëra ndër këngët qe ka qarkulluar shumë në rrjete ende pa u publikuar, “Malli”, ka arritur për një ditë mbi 1 milion shikime dhe aktualisht po kryeson për nga klikimet në krahasim me këngët e tjera të ‘EP-it’.
Ndryshe, ky bashkëpunim mes Yllit dhe Dhuratës ka rezervuar kritikat më pozitive në publik.