Robert Berisha bën zhurmë me jetën private në media por duket se në të njejtën linjë po e ka edhe karrierën artistike.
Kjo për faktin se pak minuta nga publikimi i projektit ‘MIA’, kënga shkaktoi furtunë në rrjete sociale.
Zhanri i muzikës, kopjimi eventual dhe klipi me skena eksplicite ishin tema të trajtuara nga i madh e i vogël në rrjete sociale.
Por, përderisa të tjerët kanë shumë për të thënë për ‘MIA’, Nora Istrefi me gjasë ka mbetur ‘pa fjalë’. Profili i saj në Instagram në të cilin poston vetëm ajo në shumicën dërrmuese të kohës tek sot ka pasur si postim këngën e re të Robertit.
Pa thënë asnjë koment, Nora është mjaftuar me vetëm shpërndarjen e saj. /Prive.al/