Cila fytyrë e famshme është mike me Rita Orën?!

By

Rita Ora, këngëtarja me prejardhje nga Kosova, po shijon kulmin e sukseseve të saja në skenën e muzikës ndërkombëtare.

Ajo me kalimin e kohëve është shndërruar në divë të muzikës pop, në Britani e deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përveç tjerash ajo është e suksesshme edhe në fushën e modës, falë kontratave me kompani të mëdha siç është “Adidas”, dhe “Rimmel”.

E të gëzosh kaq shumë famë kjo nënkupton edhe të shoqërohesh me fytyra të njohura.

Së fundmi këngëtarja ka postuar në Instagram një fotografi bashkë me yllin e filmit “Fifty Shades of Grey”, Dakota Johnson, të cilën e ka uruar për ditëlindje me këto fjalë “Urime ditëlindja partnerja ime në krim..Të dua shumë Dakota Johnson që gjithmonë je afër meje edhe në thirrjet e orës 5 të mëngjesit”./prive.al/

rita-ora

Artikuj të ngjashëm